Distria lufton për medalje të bronztë në Grand Prix
Sport
August 10, 2018 - 14:44
Distria Krasniqi do të luftojë për medalje të bronztë në Grand Prix, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë, shkruan Zeri.info.
Xhudistja pejane e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në raundin e dytë e ka mposhtur izraeliten Noa Minsker në kategorinë 48 kilogramë.
Kurse, në rrethin e tretë e mposhtu portugezen Catarina Costa për ta fituar grupin.
E në gjysmëfinale, Krasniqi u ndal nga japonezja Hiromi Endo.
Tash, Distria do të përballet me belgen Anne Sophie Jura, në kërkim të medaljes së artë, e cila do t’i sillte edhe pikë për normë olimpike. /Zëri/