Prishtinës s’i mungon përkrahja as në Luksemburg

Sport July 11, 2018 - 17:49

FC Prishtina do ta zhvillojë sot ndeshjen e rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues ndaj ekipit SC Fola Esch, shkruan Zeri.info.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Luksemburg dhe do të fillojë në orën 18:00.

Prishtinasve nuk iu mungon përkrahja as në Luksemburg pasi, siç shihet në këtë fotografi, në stadium gjenden edhe disa tifozë shqiptarë, ndërsa shihet edhe pankarta e “Plisave”. /Zëri/