Kosova, katër medalje në garat ndërkombëtare

Sport July 09, 2018 - 12:09

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate ka mbërri sot në Prishtinë, ku u prit nga drejtues të Federatës së Karatesë së Kosovës, kryetari Ismet Krasniqi me bashkëpunëtorë.

Karateistët kosovarë e fituan një medalje të argjendtë dhe tri të bronzta në Kupën Botërore dhe Ligën Botërore për të rinj, që u mbajt në Umag të Kroacisë nga 1 deri 8 korrik.

Betim Maliqi, me një paraqitje të shkëlqyer arriti ta fitojë medaljen e argjendtë në Ligën Botërore për të rinj.

Image

Ai këtë e arriti në kategorinë e juniorëve deri në 68 kilogramë në një konkurrencë shumë të fortë.

Deri në finale ai mundi garues që kanë rezultate kulmore, ku fitoi ndaj garuesit të Anglisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë, Çekisë, Rusisë dhe kampionin botëror nga Mali i Zi, Bojan Boshkoviq.

Kurse, në finale humbi nga garuesi i Bjellorusisë, njofton komisioni për Informim i FKK-së. /Zëri/