Nainggolan afër Interit
Sport
June 21, 2018 - 12:32
Detajet
Radja Nainggola është afër transferimit te Interi, transmeton zeri.info
Roma dhe Interi kanë arritur marrëveshje për belgun, raporton “Calciomercato”.
Nainggolan u tërhoq nga përfaqësuesja belge pasi që nuk u përfshi në listën prej 23 futbollsitëve të ftuar për Kupën e Botës nga Roberto Martinez dhe duket se tani dëshiron të ndërrojë ambient edhe në nivel të klubeve.
Nainggolan ka qenë pjesë e Romës që prej vitit 2014 kur ishte transferuar nga Cagliari, ndërsa është paraqitur në 203 paraqitje për klubin romak./Zëri