Zyrtare: Kastriot Rexha transferohet tek Feronikeli
Sport
June 16, 2018 - 12:24
Skuadra nga Drenasi, KF Feronikeli ka transferuar edhe zyrtarisht sulmuesin e njohur kosovar, Kastriot Rexha.
Rexha i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Dritës, u shpall golashënuesi i dytë më i mirë i Vala Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic
Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Feronikelit në Facebook.
Ja postimi:
“Kastriot Rexha transferohet në Feronikel
Sulmi i Feronikelit po merr flakë me përforcimin më të ri të klubit, Kastriot Rexha.
Në edicionin e kaluar Rexha ishte golashënuesi i dytë më i mirë në Vala Superligën e Kosovës.
Kastriot Rexha së fundmi ishte pjesë e KF Dritës, teksa që nga fillimi i karrierës ka luajtur për Besën e Pejës, Prishtinën, Trepçën ‘89, Vllazninë dhe Hysin”, shkruhet në njoftim.