Kosova bëhet gati për Hungarinë e Poloninë

Sport June 12, 2018 - 19:02

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll i ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Dritares së Tretë të Kupës së Botës “Kina 2019”, shkruan zeri.info.

Stërvitja e parë është mbajtur të hënën, ndërsa ushtrimet dy herë në ditë kanë vazhduar të martën në Pallatin e Sporteve në Prishtinë.

Kosova më 28 qershor do të përballet me Hungarinë, kurse më 1 korrik do të ballafaqohet me Poloninë.

Të dyja ndeshjet Përfaqësuesja do t’i luajë me fillim nga ora 20:30 në Prishtinë.

Në Grupin C bëjnë gara Lituania, Kosova, Hungaria dhe Polonia. Prej secilit grup do të jenë tri skuadra që do t’i vazhdojnë garat në raundin e radhës.

Kosova në Dritaren e Parë ishte mposhtur në shtëpi të vetë nga Lituania, kurse në udhëtim nga Hungaria, kurse në Dritaren e Dytë është mundur si mysafire nga Polonia dhe Lituania dhe aktualisht zë vendin e katërt të Grupit C. /Zëri/