Ekspertiza zbulon shkaqet e vdekjes së Astorit

Sport June 11, 2018 - 22:30
Lexo detajet

Vazhdojnë hetimet e prokurorisë së Firences për vdekjen e kapitenit të Fiorentinës Davide Astori, 4 marsin e kaluar në një hotel të Udines vetëm pak orë përpara sfidës së Serisë mes skuadrës vjollcë dhe Udineses.

 Sipas asaj që ka zbuluar sëfundmi ekspertiza ligjore, ish mbrojtësi i kombëtares italiane vuante nga një sëmundje në zemër që i ka shkaktuar vdekjen e parakoshme me Astorin që pësoi një atiak kardiak.

Tashmë ekspertiza po studion llojin e sëmundjes dhe faktin se nëse ajo do të ishte zbuluar në kohë mund të evitohej apo jo ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit.