Alimi firmos me Shkëndijën deri në vitin 2021

Sport June 10, 2018 - 14:10

Shkëndija firmos kontratë të re (2+1) me mesfushorin Armend Alimi deri në verën e vitit 2021, duke mbajtur në skuadër një prej lojtarët më të rëndësishëm.

Mesfushori Armend Alimi ka vazhduar bashkëpunimin me kuqezinjtë, duke firmosur kontratë të re me kohëzgjatje për 2 vite plus një tjetër shtesë.

Klubi dhe lojtari gjetën akordin për marrëveshje të re dhe 30-të vjeçari vazhdon qëndrimin në Tetovë ku katër sezonet e kaluara u konfirmua një prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit.

Alimi te Shkëndija erdhi verën e vitit 2014 pasi paraprakisht kishte luajtur në kampionatet elitare në Qipro, Norvegji dhe Kroaci.

Në katër sezonet e kaluara me kuqezinjtë ishte ndër futbollistët më standard.

Ai ka zhvilluar 120 paraqitje kampionale në të cilat ka realizuar 25 gola, ndërsa ishte pjesë e skuadrës që fitoi tre trofe (1 kampionat dhe 2 Kupa).

Me mbajtjen e një prej mesfushorët më të mirë në vend në skuadër, Shkëndija garanton siguri në mesfushë edhe për periudhën që pason.

Image