Hysaj: Largimi i Sarrit lajm i keq për mua

Sport June 03, 2018 - 15:19
Detajet

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, e ka pranuar se largimi i trajnerit Maurizio Sarri nuk është aspak lajm i mirë për të, pasi ai ka punuar me të për gjashtë vite më radhë.

Përfaqësuesi i Shqipërisë e ndoqi Sarrin nga Empoli në Napoli në vitin 2015 për vetëm 5 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Hysaj tani është bërë objektiv i shumë klubeve evropiane në tregun e transferimeve dhe ka klauzolë lirimi me Napolin në vlerë 50 milionë euro, e cila është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

“Largimi i Sarrit nga Napolit nuk është lajm i mirë për mua, sepse kemi gjashtë vite që punojmë së bashku”, ka thënë Hysaj.

“Napoli ka bërë zgjedhje të mirë me Carlo Ancelottin, i cili është trajner i shkëlqyer dhe të gjithë e dinë sesa trofe i ka fituar ai”, shtoi ai.

“Nuk di asgjë për të ardhmen time, thjesht lexoj çfarë thonë gazetat”, tha Hysaj.