Llapi nënshkruan me dy futbollistë

Sport June 01, 2018 - 17:11
Detajet

Llapi ka bërë dy përforcimet e para në afatin kalimtar të verës, transmeton zeri.info

Llapjanët kanë nënshkruar me Bledar Hajdinin dhe Fiton Hajdarin.

Ky është njoftimi i klubit të Llapit në Facebook:

Bledar Hajdini dhe Fiton Hajdari prezantohen tek Llapi

Llapi ka arritur marrëveshje me portierin Bledar Hajdini e sulmuesin e krahut të majtë Fiton Hajdarin, të cilët vijnë nga Trepça '89.

Bledar Hajdini, 22 vjeç, i lindur më 19.06.1995 në Fürstenfeldbruck të Gjermanisë. Ish-portieri i Hysit, Prishtinës së fundmi Trepçës '89 dhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës edhe zyrtarisht në edicionin e ardhshëm do mbroj në portën e Llapit. Në edicionin e kaluar, Hajdini pati paraqitje tejet të mira duke mbajtur plotë 18 herë portën e paprekur, ndërsa gjatë edicionit 2016/18 arriti të shpallej kampion me Trepçën '89 ku edhe morri pjesë në garat e Ligës së Kampionëve.

Fiton Hajdari, 26 vjeç, i lindur më 19.09.1991 në Podujevë. Ish-futbollist i Hysit, Trepçës, e së fundmi Trepçës '89 i rikthehet Llapit për herë të dytë pasi edhe në edicionin 2014/15 ishte pjesë e klubit në Ligën e Parë. Hajdari ka shënuar golin historik në Ligën e Kampionëve për Trepçën '89. Pozitat e preferuara të Hajdarit ku ai luan janë sulmues i krahut të majtë si dhe mesfushor-sulmues.