Kovacic nuk largohet nga Reali

Sport June 01, 2018 - 14:10

Menaxheri I Mateo Kovacicit, Nikky Vuksan ka thënë se klienti i tij nuk do të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere, transmeton zeri.info

Reprezentuesi kroat është lidhur me një largim të mundshëm nga gjigandi spanjoll, por këto zëra i ka mohuar menaxheri i futbollistit.

“Kovacic bëri histori me Realin të shtunën (në finale të Ligës së Kampionëve) dhe dy ditë më vonë në media shkruhej për një ofertë prej Juventusit. Ne nuk kemi menduar për largimin nga Reali apo interesimin nga klubet e tjera. Por, vera është e gjatë dhe kush e di se çfarë do të ndodhë pas Kupës së Botës”, deklaroi Vuksan.

Kovacic është paraqitur në 36 ndeshje për madrilenët në edicionin që lamë pas./Zëri