Arsenali dëshiron Tolisson
Sport
June 01, 2018 - 11:30
Arsenali është i gatshëm të përgatisë një ofertë prej 68 milionë eurosh në drejtim të Bayern Munichut për mesfushorin Corentin Tolisso, transmeton zeri.info
Trajneri i ri i londinezëve, Unai Emery dëshiron ta përforcojë sa më shumë ekipin dhe reprezentuesi francez është njëri prej objektivave të tij.
Sidoqoftë, vështirë se gjigandi bavarez do ta lejojë shitjen e mesfushorit, të cilin e kishte transferuar verën e kaluar nga Lyoni për 41.5 milionë euro, shifër kjo rekorde për klubin gjerman./Zëri