Ferizaj – Vëllaznimi, kështu u mbyllën 120 minuta lojë të ndeshjes së barazhit

Sport May 24, 2018 - 18:32

Është mbyllur tashmë loja e rregullt dhe vazhdimet, në ndeshjen së barazhit ndërmjet Ferizajt dhe Vëllaznimit, e cila po zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan zeri.info.

Pas 120 minutave lojë nuk është shënuar asnjë gol, prandaj skuadrat shkuan në pushim të shkurtër me rezultatin e barabartë, 0:0, ndërsa pas pak do të nisin penalltitë, të cilat edhe do ta vendosin fituesin.

Të dyja ekipet u munduan të shënonin, por nuk ia dolën.

Skuadra që e fiton këtë ndeshje do ta sigurojë statusin e ekipit elitar të Superligës për sezonin e ardhshëm. /Zëri/