Inter, mos e shit Icardin

Inter, mos e shit Icardin

Sport maj 17, 2018 - 10:49
Detajet

Luis Figo i ka bërë thirrje Interit që të mos e shesë sulmuesin Mauro Icardi gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton zeri.info

Ish-futbollisti i klubit italian thotë se ekipet e mëdha duhet të kenë lojtarët më të mirë. Icardi është lidhur me një largim të mundshëm nga Interi, nëse klubi italian nuk kualifikohet në Ligë të Kampionëve dhe klauzola e lirimit prej 110 milionë eurosh mund të jetë e përballueshme nga Manchester Unitedi apo Real Madridit.

“Ekipet e mëdha duhet të kenë lojtarët më të mirë. Me ta, ata kanë një shans më të mirë për t’i arritur objektivat. Sidoqoftë, duhet të ketë një balancë mes aspektit sportiv dhe atij ekonomi. Interi e filloi mjaft mirë këtë edicion, por pati vështirëso në dhjetor dhe janar, duke bërë kështu që të mbeten jashtë garës për titullin”, shtoi portugezi.

“Shpresoj që ata të kualifikohen në Ligë të Kampionëve, do të ishte nj arritje e rëndësishme për Interin sepse do të thoshte shumë financiarisht”, u shpreh ai./Zëri