Immobile, i gatshëm për Interin

Sport May 16, 2018 - 11:44
Detajet

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile pritet të jetë i gatshëm për sfidën kundër Interit në fundjavë, transmeton zeri.info

Kjo ndeshje do të jetë vendimtare sa i përket kualifikimit në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Lazio momentalisht gjendet në vendin e katërt me tre pikë më shumë sesa Interi, por fitorja eventuale e zikaltërve do të bënte që ata të kualifikoheshin në Ligë të Kampionëve.

Immobile nuk ka luajtur që prej 29 prillit dhe në fillim ishte menduar që edicioni kishte marrë fund për reprezentuesin italian.

Sidoqoftë, të përditshmet italiane “Il Messaggero” dhe “Gazzetta dello Sport” raportojnë se sulmuesi do të jetë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi për ndeshjen vendimtare të edicionit. Immobile është paraqitur në 46 ndeshje deri më tani këtë edicion për Lazion dhe ka realizuar 41 gola dhe 11 asistime./Zëri