Ancelotti tregon se kë do ta përkrahë në finale të Kupës së Italisë
Carlo Ancelotti ka konfirmuar që do ta mbështesë Milanin në finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit dhe beson se trajneri Gennaro Gattuso është duke bërë një punë të mirë, transmeton zeri.info
58-vjeçari ka drejtuar të dyja skuadrat në të kaluarën, por periudhën më të ndritshme e ka pasur te kuqezinjtë edhe si lojtar edhe si trajner.
“Do ta shikoj ndeshjen me një shok timin, i cili është kuzhinier këtu në Kanada. Ai është milanist i madh, kështu që do ta veshim fanellën e Milanit, kjo është ajo që mund të bëj për të përkrahur kuqezinjtë”, deklaroi Ancelotti.
“Të mërkurën, ekipi i Rinos do të ketë shumë kurajë, iu them tifozëve që të jenë afër skuadrës, t’i ndjekin ata me pasion”, shtoi italiani.
“Gattuso? Ai është duke bërë punë të mirë, ekipi e ka gjetur identitetin e tij shumë shpejtë”, u shpreh ai./Zëri