Reagimi i çmendur i Vidalit pas Bayernit s’iu dha penallti: Krim m***!

Sport May 02, 2018 - 12:56
Detajet

Arturo Vidal e ka quajtur “krim m***” vendimin për të mos i dhënë Bayern Munichut penallti gjatë humbjes së klubit të tij kundër Real Madridit me rezultat të përgjithshëm 4-3 në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bayerni u eliminua nga Real Madridi pas barazimit 2-2 në kryeqytetin spanjoll, pasi ndeshjen e parë e kishte humbur 2-1 në ndeshjen e parë në Bavari, transmeton Gazeta Express.

Derisa Joshua Kimmich tentoi ta harkojë topin në zonën kundërshtare, Marcelo e mbylli atë dhe u duk se e preku topin me dorë në tentim për ta bllokuar.

Por, thirrjet e Bayernit për penallti ranë në vesh të shurdhër, pasi zyrtarët e ndeshjes e vazhduan lojë, dhe tani Arturo Vidal e ka shprehur zemërimin e tij në rrejtët sociale.

“Përsëri? Krim m***”, ka shkruar ai në Instagram.