EMOCIONUESE: Kështu e fitoi dhe festoi titullin e kampiones evropiane Nora Gjakova

EMOCIONUESE: Kështu e fitoi dhe festoi titullin e kampiones evropiane Nora Gjakova

Sport prill 26, 2018 - 19:48

Nora Gjakova u shpall kampione evropiane sot pasi u tregua e jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit, shkruan zeri.info.

Në finalen e madhe, Nora e mposhti gjermanen Theresa Stoll, për ta fituar për herë të parë titullin e kampiones evropiane, derisa tri herë kishte përfunduar e treta, duke e fituar të bronztën.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni luftën dhe festën e Gjakovës, por edhe të trajnerit të saj, Driton Kuka. /Zëri/