Kjo ndodh vetëm në Rusi, ariu në fushën e lojës (VIDEO)
Sport
April 16, 2018 - 15:46
Një ngjarje tepër interesante dhe e pazakontë ka ndodhur në Rusi, transmeton zeri.info
Në një ndeshje të kategorisë së tretë midis Angusht Nazran dhe Mashuk-KMV, të gjithë vëmendjen para ndeshjes e kishte marrë një ari.
Ariu ishte protagonist në fillimin e ndeshjes, ku zakonisht është një nga fëmijët shoqërues që i jep topin gjyqtarit për të nisur lojën, por këtë herë vendin e tij e mori ariu, i cili edhe u duartrokit nga të pranishmit.