Bashkimi – Prishtina, ky është fituesi i Kupës së Kosovës
Sport
March 04, 2018 - 21:19
Ka përfunduar tashmë ndeshja finale e Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, shkruan zeri.info.
Dhe, ndeshjen dramatike, të zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Therandë e ka fituar skuadra prishtinase me rezultat 77:74 (23:17, 15:17, 16:21 e 23:19).
Ndeshja ka qenë e nivelizuar dhe kanë vendosur vetëm sekondat e fundit.
Kryeqytetasit e festuan trofeun e radhës, derisa prizrenasit dështuan ta fitonin trofeun e parë që nga viti 2001, kur e kishin fituar për herë të fundit Kupën e Kosovës.
Me këtë rast vazhdon dominimi i prishtinasve në basketbollin kosovar. /Zëri/