Fillon Kupa e Kosovës, ky është derbi i sontëm!
Foto: Driton Bublaku

Fillon Kupa e Kosovës, ky është derbi i sontëm!

Sport mars 01, 2018 - 09:54

Dueli ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës konsiderohet si më i forti në “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll, shkruan sot gazeta Zëri.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte nga ora 19:45 në kuadër të këtij kompeticioni, i cili këtë vit do të mbahet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Ndërkohë, sonte zhvillohet edhe një ndeshje, ajo në mes Sigal Prishtinës dhe Kalajës, që fillon në orën 17:30. ndeshjet gjysmëfinale do të luhen të premten, e para prej orës 17:30 dhe e dyta prej orës 19:00. /Zëri/