Zbulohet e ardhmja e Reinas

Zbulohet e ardhmja e Reinas

Sport shkurt 25, 2018 - 12:36
Pepe Reina ka zbuluar të ardhmen e tij.

Portieri i Napolit, Pepe Reina iu ka thënë bashkëlojtarëve të tij se ky është edicioni i tij i fundit në “San Paolo”, raporton gazeta italiane “Il Mattino”.

Kontrata e spanjollit me klubin italian skadon në qershor të këtij viti dhe atij nuk i është ofruar rinovimi, transmeton zeri.info

Është raportuar se për largimin e tij, ai iu ka treguar bashkëlojtarëve në festën e ditëlindjes së vajzës së tij, Grecia.

Disa prej futbollistëve të pranishëm aty ishin Marek Hamsik, Mario Rui, Dries Mertens, Jose Callejon dhe Raul Albiol.

“Ky është sezoni im i fundit me Napolin. Gutbolli i sotëm është kështu, sot je këtu, nesër diku tjetër”, raportohet se iu ka thënë Reina bashkëlojtarëve të tij. Në mesin e klubeve të interesuara për spanjollin është Paris Saint-Germaini./Zëri