Mourinho mbron taktikat e tij

Mourinho mbron taktikat e tij

Sport shkurt 22, 2018 - 11:23

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka mbrojtur taktikat e tij pas barazimit 0:0 në udhëtim te Sevilla në ndeshjen e parë të së tetës së finales në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Skuadra e Mourinhos goditi vetëm gjashtë herë portën, kurse Sevilla plot 25 herë.

Portieri David de Gea padyshim që ishte më meritori për këtë barazim të “djajve të kuq”, duke bërë disa pritje heroike.

“Nuk jam i lehtësuar. Mendoj se ne e përfunduam ndeshjen me më shumë hapësirë të lejuar sesa në fillim”, deklaroi Mourinho.

“Ne ishim shumë më afër mundësisë për të shënuar gol, kështu që jo, mendoj se momenti i vetëm kur lamë më shumë hapësirë ishte në minutat e fundit të pjesës së parë, kur prej disa gabimeve tona në posedim, ata krijuan disa raste të mira dhe David bëri disa pritje të mëdha”, shtoi portugezi./Zëri