Interi me 3 mungesa të mëdha kundër Genoas

Interi me 3 mungesa të mëdha kundër Genoas

Sport shkurt 16, 2018 - 16:29

Mauro Icardi, Ivan Perisic dhe Joao Miranda nuk janë përfshirë në skuadrën e Interit që ka udhëtuar për në Genoa për ndeshjen e të shtunës mbrëma.

Ndeshja mes Genoas dhe Interit do të zhvillohet nëse nga ora 20:45, transmeton Express.

Icardi dhe Perisic u stërviten ndaras sot në mëngjes, prandaj nuk është befasi se ata nuk janë ftuar për këtë ndeshje.

Miranda dihej tashmë se do të mungonte për shkak të një tendosjeje muskulore.

Skuadra e plotë e Interit për ndeshje kundër Genoas:

Handanovic, Padelli, Pissardo; Lisandro Lopez, Joao Cancelo, Ranocchia, Santon, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar, Lombardoni; Gagliardini, Rafinha, Vecino, Borja Valero, Emmers, Brozovic; Karamoh, Eder, Candreva, Pinamonti