Mustafi në Top 10

Sport February 15, 2018 - 11:58

Shkodran Mustafi po kalon momente të shkëlqyeshme këtë sezon me Arsenalin, shkruan sot gazeta Zëri.

Prandaj, qendërmbrojtësi shqiptar është futur në mesin e 10 mbrojtësve më të mirë të këtij sezoni në Premierligë.

Kështu të paktën shkruan uebfaqja “WhoScored.com”, e cila merret me vlerësimin e paraqitjeve të futbollistëve.

Krahas futbollistit shqiptar nga Maqedonia, në klubin londinez luan edhe futbollisti tjetër shqiptar Granit Xhaka, po ashtu titullar tek “Gunners”. /Zëri/