Messi në vend të Ronaldos

Sport February 13, 2018 - 14:27

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka paralajmëruar Cristiano Ronaldon se do ta blejë Lionel Messni për 200 milionë euro nëse sulmuesi largohet në drejtim të Paris Saint-Germainit.

Kështu shkruan e përditshmja franceze, “France Football”, përcjellë zeri.info.

Sipas kësaj magazine, në mesazhin sekret telefonik që ia kishte dërguar një miku në vitin 2012, Ronaldo kishte zbuluar se dëshironte t’i bashkohej ekipit nga Ligue 1 dhe se do t’i shtonte gjasat atje për ta fituar Topin e Artë.

Dhe, kur portugezi ia kishte treguar dëshirën e tij presidentit Perez në një takim me të, shefi i madrilenëve i kishte thënë atij se, nëse do t’i përfitonte 200 milionë euro nga shitja e portugezit, do t’ia paguante Barcelonës klauzolën e shkëputjes së kontratës së Lionel Messit. /Zëri/