Manchester City lëshon fitoren nga duart

Sport February 03, 2018 - 16:10

Manchester City është ndalur në barazim 1-1 në udhëtim te Burnley.

Të kaltërtit nga Manchesteri e nisën mirë ndeshjen dhe rrezikuan qysh në minutat e parë të ndeshjes me Bernanrdo Silvën po pa arritur të shënoj.

Goli i parë në këtë sfidë erdhi pasi kishin kaluar 22 minuta lojë.

Mesfushori portugez, Bernanrdo Silva shërbeu mirë brazilianin Danilo i cili me një goditje të fortë nga distanca mposhti portierin vendas për 0-1.

Image

Pas golit të pësuar, vendasit u vërsulën drejt portës së mysafirëve për të barazuar rezultatin.

Rast të mirë pati Ben Mee por që goditja e tij me kokë shkoi skaj shtyllës.

Me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Sergio Aguero pati rast të mirë shënimi në minutën e 55-të, por goditja e tij nuk ishte e saktë.

E në minutën e 82-të të ndeshjes, Burnley arriti ta barazonte rezultatin në 1-1.

Image

Ishte mesfushori Johann Gudmundsson që arriti të shënoj golin e barazimit për vendasit.

Deri në fund të ndeshjes dy skuadrat tentuan të gjenin golin e fitores por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Manchester City edhe pas këtij barazimi vazhdon të mbetet lider në Ligën Premier me 69 pikë të tubuara, 16 më shumë se United që zë pozitën e dytë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë Burnley pas kësaj pike të fituar mbetet në pozitën e shtatë me 36 pikë pas 26 ndeshjeve.

Në javën e ardhshme City do të takohet në ‘Etihad Stadium’ me Leicesterin ndërsa Burnley do të jetë mysafire e Swanseas. /Telegrafi/