Kështu u mbyllën katër ndeshjet e Superligës së basketbollit
Këtë fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan zeri.info.
Ndeshjen kryesore e ka fituar Trepça, e cila e mposhti Golden Eagle Yllin, në një ndeshje ku nuk munguan incidentet.
Ndërkaq, Borea e ka fituar derbin lokal me Pejën, e Sigal Prishtina atë lokal me Kerasan Prishtinën.
Në një tjetër duel të rëndësishëm, Bashkimi triumfoi në udhëtim ndaj Rahovecit. /Zëri/
Superliga – Java e 17-të
Rezultatet
Trepça – Golden Eagle Ylli 67:56
Rahoveci – Bashkimi 85:106
Sigal Prishtina – Kerasan Prishtina 113:84
Borea – Peja 93:69
Tabela
1. Sigal Prishtina 17 34
2. Bashkimi 17 29
3. Golden Eagle Ylli 17 27
4. Rahoveci 17 26
5. Trepça 17 25
6. Peja 17 22
7. Kerasan Prishtina 17 21
8. Borea 17 20