S’i morën rrogat, i shkëputin kontratat me klubet e Superligës
Sport
January 23, 2018 - 15:25
Dy futbollistë të Superligës e kanë shkëputur kontratën me klubet përkatëse pasi nuk i kanë marrë rrogat, shkruan zeri.info.
Komisioni për regjistrimin, statusin dhe transferin e lojtarëve e ka aprovuar kërkesën e Adenis Shalës për shkëputjen e kontratës me Vëllaznimin pasi klubi gjakovar nuk e ka respektuar kontratën dhe i ka mbetur borxh lojtarit.
Gjithashtu, është aprovuar kërkesa e futbollistit Altin Merlaku për shkëputje të kontratës me Besën. Të dy mund të nënshkruajnë me ekipe të reja. /Zëri/