ZYRTARE: Ja kur e zhvillon ndeshjen e radhës Përfaqësuesja e Kosovës!

Sport January 14, 2018 - 19:28

Federata e Futbollit të Kosovës e ka gjetur kundërshtarin e Përfaqësueses së Kosovës për miqësoren e muajit shkurt, shkruan zeri.info.

Në fakt, Verdhekaltrit do të përballen  në Antalya të Turqisë ndaj Azerbajxhanit.

FFK-ja njofton se të hënën është paraparë të nënshkruhet marrëveshja e kësaj ndeshjeje miqësore me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit, e cila pritet të zhvillohet më 2 shkurt.

Gjithashtu, shtëpia e futbollit kosovar njofton se Përfaqësuesja e Kosovës do të përbëhet nga futbollistët e Superligës së Kosovës, që njëherësh do të jetë një test i mirë për ta parë cilësinë e futbollistëve vendorë, të cilët deri më tash kishin pak hapësira në Përfaqësuese.

Ndërkohë, FFK-ja është duke bërë përpjekje që ta gjejë trajnerin e ri të Përfaqësueses, i cili do ta pasojë Albert Bunjakin e larguar. Në ndeshjen e fundit Kosovën e udhëhoqi ndihmësi i Bunjakit, Muharrem Sahiti. /Zëri/