Barcelona ndryshon formacionin ndaj Celta Vigos

Sport January 04, 2018 - 09:53

"Sport" ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave për duelin mes Celta Vigos dhe Barcelonës në Copa del Rey.

Barcelona ndeshet sonte me Celta Vigon në Copa del Rey.

Trajneri Ernesto Valverde ka vendosur t’i pushojë futbollistët kryesorë përfshirë dyshen e sulmuesve, Luis Suarez e Lionel Messi.

E përditshmja sportive katalane “Sport” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave, përcjell “lajmi.net”.

Në ekipin e Barcelonës i ftuar është sulmuesi i rikuperuar nga lëndimi, Ousmane Dembele.

Por, ai nuk pritet të luajë nga minuta e parë ndaj Celta Vigos. 

Image