Guardiola më i mirë se Mourinho

Sport December 08, 2017 - 13:30

Ish-futbollisti Andrei Kanchelskis thotë se trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është më i mirë sesa ai i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, transmeton zeri.info

Kanchelskis ka luajtur për të dyja klubet e qytetit të Mançesterit, por thotë se “djajtë e kuq” janë më afër zemrës së tij.

Ish-reprezentuesi rus shprehet se Guardiola do të bënte një punë më të mirë se Mournho në rolin e trajnerit të Manchester Unitedit.

“Për momentin, po, Manchester City duket më mirë, në një nivel më të lartë se Unitedi”, deklaroi Kanchelskis.

“Unitedi ka emra të mëdhenj, lojtarë të mëdhenj, por duke parë ndeshjet e Cityt, ata janë duke shfaqur një futboll më të mirë”, shtoi rusi, i cili kishte fituar dy tituj të Premierligës gjatë kohës së tij në “Old Trafford”.

“Mourinho luan lojë shumë mbrojtëse. Në disa ndeshje nuk jam i lumtur. Nuk është loja që e luanim nën urdhrat e Sir Alex Fergusonit”, u shpreh ai./Zëri