Feronikeli – Prishtina, a e keni pritur këtë rezultat?

Sport December 02, 2017 - 15:10

Feronikeli dhe Prishtina barazuan pa gola.

Feronikeli dhe Prishtina kanë ndarë pikët duke barazuar 0:0 në Superligën e Kosovës në futboll.

Në një ndeshje të zhvilluar në fushë të vështirë të dëmtuar nga reshjet e shiut dhe borës, asnjëra skuadër nuk gjeti rrugën e golit.

Në ndeshjen tjetër, Drenica mposhti Lirinë 1:0 me golin nga penalltia nga Genc Hamiti në minutat e fundit.