Mustafi drejt Italisë?
Aventura e Shkodran Mustafit tek Arsenali siç duket po i vije fundi.
Mbrojtësi shqiptar me pasaportë gjermane, po e mendon largimin nga klubi londinez.
Mustafi nuk është i lumtur me projektin që ka Arsenali, andaj po kërkon që t’i ndaj rrugët.
Mbrojtësi shqiptar tashmë ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë, por dëshiron që në karrierën e tij të fitoj edhe disa trofe të mëdhenj.
Andaj, Mustafi është dëshpëruar me strategjinë që ka Arsenali për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën, kështu e dëshiron largimin.
Në verën që shkoi, mbrojtësi shqiptar ishte shumë afër që të transferohej tek Interi, por që në orët e fundit dështoi transferimi, përcjell “GazetaOlle.com”.
Tani, klubi italian e ka rikthyer vëmendjen sërish tek Mustafi, por që nuk do të mund ta transferoj në janar.
Kështu, Interi ëhstë duke planfikuar që Mustafin ta transferoj në verën e ardhshme, atëherë edhe kur Arsenali do të ketë mundësi që ta gjej zvënedësuesin e tij