Ancelotti, ideal për Italinë

Sport November 16, 2017 - 10:49

Ish-futbollisti Gianluca Vialli dëshiron ta shohë trajnerin Carlo Ancelotti në krye të përfaqësueses italiane, transmeton zeri.info

Giampiero Ventura është shkarkuar gjatë ditës së mërkurë pas dështimit për ta kualifikuar Italinë në Kupën e Botës dhe ish-sulmuesi i Juventusit është i qartë në mendimin e tij për trajnerin e ardhshëm të kombëtares.

“Carlo Ancelotti. Ai është i respektuar nga të gjithë, ai ka një balancë dhe ka përvojë ndërkombëtare, ai ka fituar gjithkund dhe flet shumë gjuhë. Do ta bëja atë Del Bosquen italian”, deklaroi Vialli. “Do të kërkoja vetëm një gjë nga ai, të paraqesë projektin e tij dhe të marrë përkrahje të plotë. Gjithashtu do të doja që ta shihja Paolo Maldinin si menaxher të ekipit, një drejtori gjerman të modelit të (Oliver) Bierhoff”, shtoi ai./Zëri