Anglia shumë mbrojtëse

Sport November 15, 2017 - 13:17

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar thotë se Brazili provoi gjithçka për të shënuar pas barazimit 0:0 në miqësoren ndaj Italisë të martën, transmeton zeri.info

Brazili ka shkëlqyer në vitin 2017, duke u kualifikuar në Botëror nga grupi i zonës së Amerikës Jugore me 10 pikë diferencë nga vendi i dytë, duke fituar 12 ndeshje dhe duke humbur vetëm një në 18 ndeshje.

Sidoqoftë, pesë herë kampioni i Kupës së Botës nuk arriti që të realizoj gol në përballje me Anglinë.

Neymar thotë se Angli luajti një lojë shumë mbrojtëse.

“Ne provuam gjithçka. Ne kishim posedimin e topit dhe kishim raste për të shënuar, por ne e dinim se kjo ishte një skuadër që mbrohet më shumë se skuadrat e tjera”, deklaroi Neymar pas ndeshjes.

“Jam i kënaqur me lojën tonë, ne nuk i dhamë mundësi kundërshtarit, ne provonim që t;i krijonim ato”, shtoi ai./Zëri