Rinovimi me Bayernin, i pamundur

Sport November 12, 2017 - 13:19

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes thotë se rinovimi i kontratës së tij me gjigandin gjerman është thuajse i pamundur, tranmseton zeri.info 

Heynckes mori drejtimin e klubit bavarez në tetor pas shkarkimit të Carlo Ancelottit dhe ka kontratë me gjermanët deri në fund të këtij edicioni.

Bayern Munichu momentalisht gjendet në vendin e parë në ligën gjermane me katër pikë më shumë sesa vendi i dytë, që mbahet nga Leipzigu. kurse gjithashtu ka siguruar kualifikimin nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.

I pyetur për mundësinë e qëndrimit në “Allianz Arena” për një kohë më të gjatë, Hyenckes, për të cilin kjo është hera e katërt në drejtimin e klubit bavarez, u përgjigj për “Welt am Sonntag”: “Jo, është e pamundur”./Zëri