Giroud, i lumtur te Arsenali

Sport November 12, 2017 - 12:30

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud insiston se nuk është penduar për vendimin e tij që të qëndroj te klubit, transmeton zeri.info

Reprezentuesi francez nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar në Premierligë gjatë këtij edicioni, por thotë se është iI lumtur në Londër.

31-vjeçari ishte lidhur me një largim të mundshëm gjatë verës, por në fund vendosi që të qëndroj te klubi londinez.

“Momentalisht nuk jam duke e vënë në dyshim të ardhmen time. Jam i lumtur te Arsenali dhe kam bërë mirë që vendosa të qëndroj sepse kjo është ajo që dua”, deklaroi Giroud.

“Mendoj se historia mes klubit dhe meje ende nuk ka përfunduar. Vazhdoj të besoj në kualitetin tim dhe e mbaj besimin. Kam shumë objektiva me Arsenalin dhe me shtetin tim, kështu që gjithmonë provoj që të shkoj përpara dhe të shënoj gola”, shtoi ai./Zëri