Taulant Xhaka – UEFA, lajmi i ditës
Sport
October 19, 2017 - 17:32
Dje në mbrëmje Taulant Xhaka ka qenë protagonist me skuadrën e Baselit duke shënuar një gol, dhe duke zhvilluar një ndeshje shumë të mirë.
Mesfushori shqiptar është bërë pjesë e formacionit më të mirë të lojës së UEFA-s, “Fantasy Football”.
Të gjithë lojtarët që e kanë pasur pjesë të ekipit të tyre Xhakën, kanë përfituar plotë 10 pikë.
Në sistemin e publikuar nga UEFA, më mirë se mesfushori i Baselit, janë Firmino me 13 pikë, Coutinho me 14 pikë, si dhe talenti i Spartakut të Moskës, Promes.