Taulant Xhaka gëzon tifozët shqiptarë

Sport September 25, 2017 - 22:36

Taulant Xhaka do të rikthehet në Kombëtaren Shqiptare.

Mesfushori i Baselit që mungonte prej kohësh në ambientin kuqezi, që nga zënka me ish trajnerin Gianni de Biasi, ka vendosur t’i përgjigjur pozitivisht ftesës së trajnerit të ri, Christian Panucci.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Albania Team’, faqe kjo e afërt me Kombëtaren Shqiptare.

Xhaka do të ndihmojë kombëtaren në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Rusia 2018, por që janë shumë të vlefshme, atë kundër Italisë dhe atë ndaj Spanjës në udhëtim, që zhvillohen në fillim të muajit tetor./Lajmi.net/