Coutinho në janar te Barcelona?
Sport
September 25, 2017 - 16:40
Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho ka shprehur përsëri dëshirën e tij për t’u larguar në drejtim të Barcelonës dhe kjo gjë mund të ndodhë në afatin kalimtar të janarit, transmeton zeri.info
Liverpooli bllokoi transferimin e reprezentuesit brazilian në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës, por gazeta spanjolle “Sport” thotë se mesfushori mund të bëhet futbollist i katalunasve në vitin e ri.
Pronarët e Liverpoolit kanë mbajtur takime me përfaqësuesit e Coutinhos dhe janë pajtuar që do të dëgjojnë ofertat e Barcelonës në afatin e ardhshëm kalimtar.
Gjigandi spanjoll ka vazhduar të mbajë kontaktet me brazilianin, edhe pse dështuan në transferimin e tij në verë, por tani katalunasit janë të bindur në nënshkrimin e lojtarit./Zëri