Fitojnë Interi dhe Milani (VIDEO)
Sport
August 20, 2017 - 22:46
nter dhe Milan kanë gëzuar start të jashtëzakonshëm në Serie A.
Skuadrat nga qyteti i Milanos, kanë shënuar fitore të lehta në ndeshjen e xhiros së parë, duke mposhtur Fiorentinën, respektivisht Crotonen.
Inter në ‘San Siro’ mposhti 3:0 Fiorentinën, me dy gola të shënuara nga Icardi dhe një nga Perisic.
Me rezultat të njëjtë, edhe Milan ka mposhtur Crotonen në udhëtim.
Kessie, Cutrone dhe Suso, shënuan për fitoren e Milanit./Lajmi.net/