Prishtina mposht Shkupin
Sport
August 06, 2017 - 21:17
FC Prishtina po paralajmëron kandidaturën serioze për titull të kampionit në sezonin e ri. Bardh e katërtit sot kanë fituar në ndeshjen miqësore përball Shkupit të cilin e kanë zhvilluar në Maqedoni. Këtë miqësore prishtinasit e kanë fituar me rezultat 1:2.
Shkupi është skuadër elitare e futbollit maqedonas, raporton "zeri.info".
Siç dihet klubi bardh e katërt ka bërë ndryshime të theksueshme në përbërjen e futbollistëve ndërsa analistët e vlerësojnë si më cilësore me dallim prej mandatit të kaluar. Prishtina do të luftoj për trufe në mënyrë që të kualifikohet në gara evropiane. /ZERI/
