Zyrtare: Liridon Leci largohet nga Prishtina

Zyrtare: Liridon Leci largohet nga Prishtina

Sport korrik 14, 2017 - 19:44

Liridon Leci është larguar nga Prishtina.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Liridon Leci, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e Prishtinës sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi 32 vjeçar ka sqaruar se ky vendim erdhi për shkak se nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët, duke mos treguar destinacionin e mundshëm.

“Nga sot kam vendosur që të mos jem më pjesë  e klubit e Fc Prishtina, për arsye se nuk gjetëm gjuhën e përbashkët për bashkëpunim në sezonin e ardhshme.  Karrierën time kam vendos ta vazhdoj në ndonjë klub tjetër”, ka shkruar Leci në rrjetet sociale.