SHGSK-ja uron ditën e gazetarëve sportivë

Sport July 02, 2017 - 14:48

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës e ka uruar 2 korrikun, ditën e gazetarëve sportivë, duke e përmendur punën, kontributin dhe sakrificat me të cilat përballen gazetarët sportivë në Kosovë, shkruan zeri.info.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë urimin e SHGSK-së:

“Të nderuar kolegë, Sot gazetarët sportiv në botë shënojnë ditën e tyre ndërkombëtare, me këtë rast Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës ju përcjell urimet më të sinqerta të gjithë komunitetit sportiv. Jemi të nderuar që kjo ditë më në fund na gjen të barabartë me të gjithë kolegët tanë nëpër botë. Vlerësojmë lartë përkushtimin e gazetarëve sportiv në Kosovë pavarësisht kushteve jo optimale që kanë ata, për ta ushtruar këtë profesion. Sfidat me të cilat ballafaqohemi janë shumë të mëdha por shpresojmë që bashkërisht të punojmë për të krijuar një mjedis më të mirë. Një ndër sfidat kryesore të SHGSK-së mbetet përmirësimi i kushteve dhe ngritja e fjalës së lirë në rrafsh vendi. Sidoqoftë, inkurajojmë të gjithë gazetarët sportiv të raportojnë drejt dhe lirshëm. Edhe njëherë, urime Dita Ndërkombëtare e gazetarëve sportiv. Me respekt, Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës Prishtinë, 2 Korrik 2017". /Zëri/