Courtois dëshpëron Real Maridin

Sport May 28, 2017 - 17:49

Thibaut Courtois është duke shpresuar që Chelsea ta shpërblejë me kontratë të re pasi ndihmoi “Blutë e Londrës” të fitojnë titullin e Premierligës.

Courtois fitoi “Dorezën e Artë” në Premierligë, pasi e mbajti portën e paprekur në 16 ndeshje, duke lënë prapa portierin e Tottenham, Hugo Lloris, por dështoi të fitojë dopietën pasi Chelsea humbi 2:1 nga Arsenali në finale të FA Cup të shtunën.

Reprezentuesi i Belgjikës ka kohë që lidhet me një kalim të mundshëm në Real Madrid, por 25 vjeçari është i vendosur që të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

“Nuk kanë filluar bisedimet për kontratën e re, por jam i lumtur te Chelsea”, tha Courtois për Sky Sports pas humbjes së Chelseat nga Arsenali në finale të FA Cup.

“Shpresoj të më shpërblejnë me kontratë të mirë dhe nuk do të ketë dyshim se do të nënshkruajë”, shtoi ai. /Express/