Barazon Shqiponja, kampioni vendoset në kryeqytet
Sport
May 24, 2017 - 22:10
Shqiponja e ka barazuar serinë finale të “Play-Offit” të Superligës së hendbollit të femrave, shkruan zeri.info.
Skuadra gjakovare e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 37:29. Në pjesën e parë më të mira ishin kryeqytetaset, të cilat e mbyllën 30 minutëshin e parë me dy gola epërsi, 18:16.
Mirëpo, në atë të dytë gjakovaret e treguan forcën e tyre duke fituar në fund me 8 gola dallim.
Ndeshja e tretë dhe e fundit, e cila do të zhvillohet në kryeqytet, do ta vendosë kampionin e Kosovës në konkurrencën e femrave.
Prishtinaset e kishin fituar ndeshjen e parë në shtëpi, 26:25. /Zëri/