Zvicra vazhdon ta 'vjelë' Kosovën, zyrtarisht na merr edhe Hadërgjonajn (FOTO)
Sport
May 22, 2017 - 18:01
Një tjetër ‘JO’ për Përfaqësuesen e Kosovës.
Është mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, që ka pranuar edhe zyrtarisht ftesën e Përfaqësueses së Zvicrës, për të refuzuar Kosovën.
Emri i 22 vjeçarit figuron në listën e zbuluar nga trajneri Wladimir Petkovic, për ndeshjen e 1 qershorit kundër Bjellorusi (miqësore) dhe më 9 qershor kundër Ishujve Faroe, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.
Hadërgjonaj ka qenë në mesin e pak futbollistëve që kishte ende mundësinë për të zgjedhur fanellën e vendit të tij, dhe së fundi po pak herë është spekuluar se ai ka refuzuar Zvicrën, për Kosovën.
Por tani, ai i bashkohet listës së futbollistëve tjetër me prejardhje nga Kosova që do të luajnë për Zvicrën./Lajmi.net/