Faleminderit dhe mirupafshim!

Sport April 27, 2017 - 12:33

Katër ditë pas humbjes nga Arthur Abraham, Haxhi Krasniqi të mërkurën u është drejtuar tifozëve të tij, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen para, gjatë dhe pas meçit të humbur, shkruan sot gazeta Zëri.

Ndërsa u ka shprehur keqardhje për faktin që nuk arriti t’i shpërblejë me një fitore të madhe. Boksieri kosovar me nënshtetësi gjermane e ka pranuar humbjen, por njëkohësisht e ka kritikuar boksierin armen me shtetësi gjermane për sjelljet josportive në ring ndaj tij.

“Abraham të shtunën fitoi me 1 ose 2 raunde epërsi ndaj meje dhe ia uroj fitoren, por ai shpeshherë përdori goditje të palejueshme që nuk i takojnë sportit të boksit. Megjithatë e pranoj humbjen dhe do të mësoj shumë nga ajo”, ka thënë Krasniqi.

“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen tuaj madhështore në duelin më të madh të karrierës sime. U falënderohem të gjithë tifozëve, ekipit tim, miqve dhe familjes time. Do të rikthehem edhe më i fuqishëm!”, thuhet në letrën e tij. /Zëri/