Conte kthehet në Itali
Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, trajneri i Chelseas, Antonio Conte mund të kthehet në Itali. Megjithëse puna është duke i ecur shumë mirë, atij i mungon vendlindja, prandaj nëse e fiton titullin e Premierligës, do ta mendojë kthimin, shkruan zeri.info.
Destinacioni i ardhshëm mund të jetë Interi, ndërsa thuhet se përfaqësuesit e Suning Group tashmë kanë biseduar me strategun italian, të cilin e duan në krye të Interit.
Ndërkohë, “Tuttosport” njofton se trajneri aktual Stefano Pioli do të mbetet në këtë post vetëm nëse arrin që me zikaltrit të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Pas humbjes të së dielës nga Roma, Interi gjendet në pozitën e gjashtë me 48 pikë, gjashtë pikë më pak se Napoli që renditet në pozitën e tretë./Zëri/